Keri Wilson në vendin e 15-të në BILLBOARD HOT 100

Albumi i saj i parë me titull “A Perfect World” doli në treg pas 12 vitesh përpjekje. Keri përveçse këngëtare është një producente që ka shkruar këngë për shumë këngëtare me famë botërore. Pas dy single-ve të parë që çuditërisht nuk rezultuan aq të susksesshëm (“Energy” & “Return The Favor”) më në fund Keri arriti suksesin e merituar me hitin “Turnin me on” një bashkëpunim me Lil’ Wayne. Që prej transmetimit të parë ky single ka arritur të renditet në vendin e 15-të në BILLBOARD HOT 100, në vendin e 1-rë në Urban Radio dhe në vend të 2-të në klasifikimet Hip Hop/ R&B. Albumi i parë i Keri Hilson numëron bashkëpunime dhe me artistë të mëdhenj të kalibrit : Timbaland, Ne-Yo, Kaney West, Keyshia Cole, Akon dhe Trina.
Advertisement