Deri në këtë moment zgjidhja për të qenë elegante dhe komode ishte vetëm ajo e nisjes nga shtëpia me balerina dhe marrja e takave me vete, për t’i veshur pranë vendit ku do të shkojmë. Por tani po mbërrin një zgjidhje ideale: këpucë me taka të ndërrueshme dhe të zëvendësueshme me taka të 3 lartësive të ndryshme, gati për t’u ndryshuar pa kurrfarë vështirësie sipas situatave. Në tetor do të lançohet koleksioni i parë vjeshtë/dimër i këpucëve me takë të ndërrueshme, të ulta për në mëngjes (në zyrë apo pazaret e paraditës), të larta (për aperitivin dhe darken) dhe shumë të larta/marramendëse (për një mbrëmje chic) pa pasur nevojë për të kaluar në shtëpi e ndërruar apo pa i marrë me vehte. Këto këpucë shumë origjinale janë ideuar nga BACOLTÈ dhe do të vihen në shitje në boutique-un online bacolte.com. Sa për fillim janë gati dy modele dhe një koleksion i pasur me taka që të ndihmojnë të ndryshosh look me një xhest shumë të thjeshtë. Ky prodhim revolucionar është fryt i teknologjisë italiane, lindur pas dy vitesh studime. Ndërrimi i takës bëhet i mundur falë disa elementëve mekanik me preçision të lartë që garantojnë një ngecje perfekte. Siç premtojnë realizuesit taka ndërrohet shumë lehtë, mban mjaft mirë dhe nuk krijon asnjë rrezik për t’u rrëzuar. Me zorr po presim të blejmë një palë.



