Së fundmi, këngëtarja Taylor Swift ka njoftuar turneun e saj të ardhshëm “The Eras”.
Ajo e quajti “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës sime”. Posteri për turneun paraqet një shumëllojshmëri të pamjeve të së kaluarës së Swift nga albumet e saj të suksesshme, duke përfshirë publikimin e saj më të fundit, “Midnights”.
Turneu është caktuar të nisë më 18 mars 2023 në Glendale, Arizona, me 27 data të listuara në SHBA. Swift vuri në dukje se pjesa e parë e turneut do të jetë në stadiumet në të gjithë Amerikën me datat ndërkombëtare që do të shpallen sa më shpejt. Këngëtarja e ka shprehur edhe më herët dëshirën për një turne. Gjatë emisionit të “The Graham Norton Show”, ajo tha:
Ne do e bëjmë së shpejti. Kjo do të ndodhë.
Turneu i fundit i Swift-it në stadium ishte në vitin 2018, për të promovuar albumin e saj “Reputation”. Artistët që do marin pjesë në “The Wras Tour” janë Paramore, Phoebe Bridgers, Girl in Red, MUNA, Haim, Gracie Abrams, Gayle dhe Owenn. Ndërkaq, albumi i ri i artistes, “Midnights” ka vetëm disa ditë që është publikuar dhe duket se po thyen rekorde. Puna e re e 32-vjeçares, ka shitur mbi një milion kopje në SHBA në tre ditët e para të publikimit, duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2022.
Asnjë artiste nuk e ka arritur këtë shifër më parë, që kur vetë Taylor hodhi në treg albumin e saj “Reputation” pesë vjet më parë, sipas “Billboard”. Pozicioni i albumit në tabelën e 200 albumeve të “Billboard” do të zbulohet muajin e ardhshëm. Nëse “Midnights” debuton në vendin e parë, do të shënojë albumin e 11-të të Swift në krye të listës.