Adelina Tahiri ishte konkurrentja që triumfoi në finalen e “Dance Albania” në Tv Klan. Përballë Adelinës në finalen e spektaklit të kërcimit ishte Cindy, por diferenca e ngushtë në vota i dha fitoren këngëtares.

“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”.- u shpreh Tahiri teksa ngrinte kupën.

Advertisement

Ndërkohë, në finalen e “Dance Albania” (spektakli që dikur njihej si Dance With Me”), finalistja tjetër, Cindy performoi në një kërcim surpriz me partnerin e saj, Genar Topallin. Ajo dhe djali i politikanes Jozefina Topalli u shfaqën për herë të parë publikisht dhe konfirmuan me zë të lartë dashurinë kundrejt njëri-tjetrit.