Këngëtarja e “The Voice” humb jetën gjatë koncertit të saj

Këngëtarja Christina Grimmie, e dalë nga skena e “The Voice”,  ka ndërruar jetë pasi është qëlluar në koncertin e saj në Orlando, Florida, mbrëmjen e së premtes. Menaxheri i saj ka dhënë një deklaratë për “People” duke u shprehur tepër i lënduar se Christina ka ndërruar jetë  dhe i është bashkuar Zotit. “Ajo u qëllua gjatë shfaqjes së saj në Orlando  dhe, për fat të keq, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ne kërkojmë që në këtë kohë zie  të respektohet  privatësia e familjes dhe miqve të saj”. Policia e Orlandos ka konfirmuar në një status në Twitter se këngëtarja 22-vjeçare ishte viktimë e një sulmi të shtënash me armë në vendin e quajtur “The Plaza live” ku ajo do të performonte. I dyshuari, të cilin policia nuk ka arritur ta  identifikojë, pasi ka qëlluar mbi këngëtaren ka qëlluar veten.  Grimmie  po firmoste autografe pranë një tavoline kur një burrë i armatosur me dy armë zjarri  u afrua pranë saj dhe e qëlloi. Grimmie ka qenë pjesë e sezonit të gjashtë të kompeticionit muzikor “The Voice”. Blake Shelton, regjisor i këtij programi,  i ka dedikuar një status në Twitter këngëtares duke shprehur tronditjen që përjetoi nga kjo ngjarje.

Advertisement