Këngëtari i njohur, opinionist në ‘Për’puthen’!

Emisioni i njohur i dashurisë ‘Për’puthen’ sigurohet që çdo puntatë të sjellë një surprizë apo dinamikë të re për publikun.

Por ajo që nuk e prisnim ishte opinionisti i ri, e bëhet fjalë për këngëtarin Kastro Zizo të cilin nuk e kishim parë asnjëherë në panelin e ‘gjykuesit’.

Advertisement

I pyetur nga Megi nëse e kishte menduar ndonjëherë vetën në këtë pozicion, këngëtari ka thënë:

“Ende jam pak kështu si një lloj shoku i përzier me realitetin. Nuk e kisha menduar kurrë të isha pjesë, megjithatë më sfidon e gjithë kjo. I kam bërë një dedikim të gjithë çunave dhe gocave këtu, në një mënyrë apo tjetrën dhe pretendoj që mund të them diçka më shumë sepse kam bërë një jetë aq dinamike, të mbushur me aq ulje-ngritje saqë ndonjë fjalë e imja mund të bëjë sens apo të ketë vlerë”.

Sa i takon opinioneve të tij për konkurrentët e formatit, artisti tha se do mundohet të jetë shumë objektiv, pavarësisht faktit se nuk dallohet si një mashkull që mbështet meshkujt e tjerë.

Në panelin e opinionistëve të “Për’puthen” janë momentalisht Neda Balluku, Aulona Musta dhe Kastro Zizo.