Këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “DWTS”!

Këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj do nisë një sfidë të re për të cilën fillimisht ishte skeptik. I ftuar ditën e sotme në ‘Wake Up” ai bëri të ditur se ai do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”.

“Kur më erdhi ftesa ishte emocioni i parë padyshim, por duhet ta mendoja a isha personi i përshtatshëm për kërcim. Më pëlqen shumë si eksperiencë. Kur u futa në prova e pashë që nuk jam fare mirë. Por balerina ime, Erisa është treguar me një durim që ia kam zili. Nuk jam akoma gati, por po bëhem gati. Nuk jam shumë person i kamerave, vihem pak në siklet. Këtë do shohin njerzit, do më shohin para kamerave, në siklet, duke tundur belin.”

Advertisement

I pyetur rreth konkurrencës që po ndjen nga emrat pjesëmarrës që janë zbuluar deri tani, Sardi tha se ende nuk e ndjen konkurrencën, duke shtuar: “Ia kalojmë shumë mirë bashkë dhe po shohim këtë pjesën e bukur. Kam hyrë për eksperiencën, sfidën. Secili nga ne hyn që ta sfidojë veten sepse nuk është fusha e asnjërit. Pastaj do të doja që ta fitoja. Por nuk është kjo gjëja e rëndësishme. E rëndësishme është që t’ia kalosh mirë.”

Ndërsa i pyetur se si i janë dukur konkurrentët e edicionit të kaluar, Sardi foli me vlerësime për disa prej tyre.

“Ka pasur disa konkurrentë që më kanë pëlqyer. P.sh. Elhaida dhe Arditi kërcenin shumë bukur dhe shpesh ishte e vështirë të kuptoja a ishin profesionistë apo jo. Pastaj më ka pëlqyer Sara me këtë rrugëtimin që bëri, që erdhi duke u rritur. Po ashtu Megi për të njëjtat arsye. Dua të përmend dhe Salsanon dhe Islin. Ka qenë kast shumë i mirë vjet, edhe këtë vit do të jetë kast shumë i mirë.”