Këngëtari i njohur Shawn Mendes ka thënë se ka nevojë ti japë fund spekulimeve duke vërtetuar se nuk është homoseksual.
Në një intervistë për “Rolling Stone”, ai pranoi se ka krijuar imazhe të vetes me femra për të kundërshtuar fjalët e mediave.
“Thellë në shpirt ndjeja nevojë për të dalë me një vajzë në publik që t’i vërtetoj njerëzve se nuk jam homoseksual”, tha ai.
Gjithashtu pranoi se komentet kritikuese e bënë që të analizonte gjestet.
“Edhe pse e di që nuk është gjë e keqe, është një pjesë e imja që e mendon këtë. E urrej këtë anë të vetes”, shtoi kanadezi.
Shawn Mendez zbuloi se i sheh disa herë intervistat që bën duke analizuar zërin dhe gjuhën e trupit për të kuptuar mendimet e njerëzve rreth prirjeve seksuale. 20-vjeçari e përfundoi bisedën duke thënë se spekulimet i kanë shkaktuar shumë stres dhe ankth./Opinion