Kendall Jenner është kthyer vërtetë në modelen më të kërkuar të momentin.
19 vjecarja tashmë ka edhe një kopertinë për revistën GQ, ku shfaqet me rroba banjo 252 dollarëshe dhe një xhaketë Calvin Klein.
Por shumë pak duket në kopertinë nga cfarë ka brenda.
Për revistën e muajit Maj, Jenner shfaqet shumë sexy, madje duke dalë edhe topless në disa fotografi.
Megjithatë nuk është zhveshur komplett por ka veshur pantallona Marc Jacobs dhe mbathje Cosabella në një fotografi tjetër, plus edhe një varëse Topshop dhe një byzylyk Cartier.
Jenner në këtë set ka pozuar për fotografin Steven Klein.
Vetëm për këtë vit, Jenner ka pushtuar kopertina të revistave si Allure dhe Garage.
Së bashku me Justin Bieber, Ansel Elgort dhe Gigi Hadid, ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në një set për revistën Vogue.
Vec këtyre, Jenner ka pushtuar pasarela të Balmain, Chanel, Donna Karan, Fendi, Giles, H&M Studio, Marc Jacobs, Michael Kors, No. 21, Oscar de la Renta dhe Vera Wang.