Ajo po bën ngjitje të njëpasnjëshme në botën e modës dhe tashmë Kendall Jenner ka realizuar setin e parë ndërkombëtar për kopertinën e një reviste.
Edhe pse është shfaqur më parë në Vogue SHBA, gjysmë – motra 19 – vjeçare e Kim Kardashian ka pozuar për herë të parë për Vogue China, duke u kthyer kështu në një ikonë globale.
E veshur kuq e zi, modelja duket tepër seksi, teksa pozon në krah të aktorit kinez Kris Wu.