Kendall Jenner, me bikini për Vitin e Ri!

Kendall Jenner ngre temperaturat në Instagram në këto ditë të para të këtij viti, të cilat 28-vjeçarja po i kalon në plazhet e ngrohtë të ishujve Barbados.

Ikona e Instagramit, si një prej personaliteteve më të ndjekur në këtë rrjet social, publikoi në profilin e saj një set fotosh me bikini të holla, ku ekspozoi linjat e saj.

Advertisement

Ndërrimin e viteve, modelja e famshme amerikane e kaloi pikërisht në plazhet tropikale mes një grupi miqsh të shquar, ndër të cilët Xhastin dhe Hejli Biber. Së bashku me ta ishte edhe Bed Bani, ish i dashuri i 28-vjeçares.

Megjithatë, sipas mediave, ata nuk u panë të qëndronin pranë njëri-tjetrit duke mos ngritur dyshime për një rikthim mes tyre. Përflitet se ata i kanë dhënë fund romancës në fund të vitit të kaluar.