Kendall Jenner është përzgjedhur si imazhi i firmës së mirënjohur Fendi për koleksionin e Vjeshtës 2015.
19-vjecarja shfaqet në fotografitë e publikuara pranë disa kukullave.
Në njërën prej tyre, Kendall ka veshur një pallto ngjyrë deveje, ndërsa në dorë mban cantën e mirënjohur Selleria Peekaboo të firmës.
Jenner duket se po përparon shumë në botën e modës ku vetëm një javë më parë u njoftua se ajo ishte përzgjedhur si një prej imazheve të Calvin Klein.
Ajo gjithashtu ka qenë mjaft e angazhuar edhe në shfaqet e modës.