Kelly Rowland del në mbrojtje të Beyonce

Kelly Rowland ka dalë në mbrojtje të performancës së Beyonce për Super Bowl 50.
Rowland ka thënë për Us Weekly se performanca e ish-koleges së saj ka qenë e mrekullueshme.
“Mendoj se cdo gjë në skenë shkoi në mënyrë të përsosur. Beyonce ishte e mrekullueshme.”
Bey ka performuar në SB50 hitin e saj më të ri, “Formation”, por një ditë më pas u përball me shumë akuza.
Përdorues të rrjeteve sociale por edhe Kryebashkiaku i New York-ut, Rudy Giuliani, u shprehën se ajo po përpiqej të sulmonte policinë.
Por Rowland mendon ndryshe: “Mendoj se jetojmë në një vend ku të gjithë kanë të drejtë të flasin e të shprehen. Mendoj se po e nxjerrin jashtë kontekstit të saj performancën”, ka thënë ajo.

Advertisement