Kelly Clarkson, nënë për herë të dytë

Këngëtarja Kelly Clarkson është bërë nënë për herë të dytë, pasi solli në jetë djalin e saj, Remington Alexander Blackstock.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan: “Our little baby boy has arrived!! Remington Alexander Blackstock was born 4/12/16 & he is healthy & we couldn’t be happier or more in love!”

Advertisement

Lindja e vogëlushit vjen disa ditë pas performancës së Clarkson në “American Idol”. Djali është fëmija e dytë për këngëtaren, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, River Rose. Aktualisht, artistja është e martuar me menaxherin Brandon Blackstock.