Kejvina dhe Tea bëhen bashkë, çfarë po kurdisin dy vajzat?

Kejvina Kthella është bërë sërish aktive në rrjetet sociale që pas përjashtimit nga ‘Big Brother VIP Albania’, eksperiencë nga e cila doli jo mirë. Shpulla ndaj Luizit i kushtoi shumë madje arriti deri aty sa ajo të shkëputej nga rrjeti social ‘Instagram’.

Pak kohë më parë ajo i dërgoi një dron Luizit ku i shkruante se e kishte xhan. Më pas, Kejvina hapi Instagramin duke bërë një shkrim ku kërkonte falje, Luizit dhe fansave të tij.

Advertisement

Marrëdhënia me ish-konkurrentët duket se nuk është harruar nga Kejvina. Sot, ajo ka takuar Tean, e cila së fundmi u eleminua nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Dy vajzat po shijojnë një gotë verë po duket se veset e krijuara brenda shtëpisë nuk harrohen kollaj.

‘Po zihemi për cigaret. Hahahah por jo jo duhemi, duhemi’- shkruan Kejvina në instastoy, duke cekur cigaret, për të cilat bëhej sherr brenda shtëpisë.