Kazakistan – Gjykata perpiqet te shkaterroje gazeten

Një grup ndërkombëtar për të drejtat e medias ka akuzuar një gjykatë në Kazakistan se po përpiqet të shkatërrojë një gazetë të përjavshme të pavarur përmes një vendimi që detyron gazetën të paguajë një shumë të madhe si dëmshpërblim. Muajin e kaluar Gjykata e Apelit në kryeqytetin kazak Alma-Ata publikoi vendimin që gazeta “Taszhargan” duhet të paguajë një gjobë prej 200 mijë dollarësh, pasi një gjykatë tjetër e shpalli redaksinë e gazetës fajtore për shpifje, pas denoncimit të bërë nga një deputet i parlamentit vendas.

Advertisement