Sot Komuniteti Mysliman do te zhvilloje zgjedhjet per kryetarin e ri ne mbledhjen qe do te mbahet ne xhamine e qytetit te Kavajes. Por gjate dites se sotme shume myslimane, anetare te Keshillit te Pergjithshem Drejtues, myftinj, imame te xhamive, besimtare te thjeshte, do te zhvillojne protesta paqesore per mosaprovimin e zgjedhjes se kryetarit te ri, per mospelqimin e menyres sesi jane parashikuar te zhvillohen zgjedhjet, dhe per faktin qe as nje kandidature e re nuk eshte bere e njohur per komunitetin. Perplasja per zgjedhjen e kreut te ri te Komunitetit Mysliman ka perfunduar ne gjykate. Disa anetare te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman kane vendosur te cojne ne gjykate kundershtimin per mbledhjen e sotme, me 21 mars, ku eshte lajmeruar se do te rizgjidhet kryetari.