Kavajë – Spahija, kjo është stina e fitores së koalicionit “Aleanca për Ndryshim”

Spahija shprehu kënaqësinë e tij dhe të PLL për fitoren e thellë të nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve ne zgjedhjet për parlamentin evropian dhe shtoi se kësaj fitoreje të së djathtës evropiane do t’i bashkëngjitet edhe fitorja e koalicionit Aleanca e Ndryshimit duke e shndërruar këtë verë në stinë të fitores. “Fitores së nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve në 23 vendet e BE, do të kurorëzohet edhe me fitoren e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” më 28 qershor 2009. PLL-ja me kandidatët e saj do të kontribuojë për fitoren e këtij koalicioni”, theksoi kreu i PLL-së Spahija.

Advertisement