Një fakt të tillë e ka bërë me dije zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, sot para banorëve të Kryevidhit, ku janë dëmtuar plotësisht 40 shtëpi nga rrëshqitjet. Sipas tij, dëmet nuk është se do të harrohen nga qeveria dhe se çdo banor që është prekur nga rrëshqitjet e tokës do të kompensohet. Rrëshqitjet masive të dheut në komunën e Kryevidhit në Kavajë, shkaktuan shembje në mëse 40 shtëpi, ndërsa kryekomunari dha alarmin duke u thënë banorëve të zonës të largohen ose ndryshe do të kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për evakuimin. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ku ka qenë dhe qendra e rrëshqitjeve masive, mësohet se kanë shkuar dhe përfaqësues të emergjencave civile, por dhe specialistë të gjeologjisë.