Kavajë | Gjykata liron kryetarin e Bashkisë, Roshi

Gjykata e Kavajës ka lënë të lirë pak minuta më parë kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Roshi, duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij. Roshi u transportua drejt Kavajës rreth orës 15.00 nën masa të rrepta sigurie nga Tirana, ku ndodhej prej të dielës në mbrëmje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Elvis Roshi u ndalua te dielën në mbrëmje pas ndeshjes Besa-Tirana, pas kallëzimit penal, qe trajneri i ekipit të futbollit të Tiranës, Nevil Dede, beri ndaj tij, duke e akuzuar se e kishte goditur dhe e kishte kërcënuar me jetë në pushimin e ndeshjes, në dhomat e zhveshjes. Kryebashkiaku Roshi akuzohej për goditje per shkak te detyrës, si edhe mosbindje të urdhërit të policisë.

Advertisement