“Kaubojsi” i Parlamentit, së shpejti si aktor

Eduart Ndocaj, deputeti i mazhorancës i cili njihet ndryshe si “kaubojsi”, mesa duket do të shfaq një anë tjetër të tijën, në fushën e aktrimit. Pak orë më parë ai ka ndarë me fansat e tij të Facebook-ut disa  foto ku shfaqet duke xhiruar në ambjentet e zyrës së tij. Ndocaj është shprehur se së shpejti do të shfaqet në television edhe si aktor, por se për çfarë bëhet fjalë duhet të presim. “Sot, siç shihet zyra e deputetit Ndocaj në Shëngjin është kthyer në një shesh xhirimesh! Çfarë po ndodh? Mos deputeti Ndocaj po xhiron një film? Ndoshta Ndocaj është aktori kryesor i një filmi? Së shpejti!!! Deputeti Ndocaj edhe aktor!”- shkruhet në llogarinë e tij në Facebook. “Eduart Ndocaj, Ismail Qemali, Xhon Turqit! Së shpejti!” Ndoshta Ndocaj do ti fitojë zemrat e mbështetësve të tij jo vetëm me politikë por edhe me aktrim.

Advertisement