Fytyra e re e Moschino-s nuk i shmanget detyrave të saj të reja. Katy Perry postoi 5 foto të fushatës publicitare në Instagram, ku këngëtarja shihet me rroba dhe aksesorë të Moschino-s.
Në njërën prej fotove, 30-vjeçarja shihet krejtësisht nudo, e mbuluar vetëm me një peliçe. Në dorë mban një çantë Moschino shumëngjyrëshe.
Dy orë pas postimit në Instagram, fotoja mori 268 mijë “like” dhe 6 mijë komente.