Katy Perry voton lakuriq

Katy Perry ka xhiruar një klip të ri për votimet presidenciale… lakuriq.
Në Ditën e Regjistrimit të Votuesve, 31-vjecarja ka dashur të rikujtojë qytetarët se sa rëndësi ka vota e tyre për zgjedhjet e Nëntorit.
Në klip këngëtarja është veshur me pizhama me flamurin amerikan.
“Kam një lajm të mirë. Këtë vit kur të votoni, keni mundësinë edhe të mos jeni veshur mirë. Po, kam lexuar Kushtetutën dhe nuk shkruhet gjëkundi që nuk mundesh të votosh sapo je ngritur nga krevati. Në emër të demokracisë, cdo lloj veshjeje është në rregull.”
Më pas ajo nis të zhvishet dhe tenton të votojë lakuriq, por arrestohet nga dy policë.
“Me sa duket jemi të detyruar të vishemi”, thotë Perry.

Advertisement