Katy Perry, pushime romantike me Orlando Bloom

Fotot e publikuara tregojnë se ata janë më të afërt se kurrë, duke shijuar pushimet në Malibu.

Flasim për këngëtaren Katy Perry dhe aktorin Orlando Bloom, të cilët nuk janë fshehur nga të tjerët teksa janë shfaqur së bashku në të njëjtin stol, madje duke shkëmbyer dhe puthje.

Advertisement

“Ata duken shumë të dashuruar dhe i kushtojnë mjaft kohë njëri-tjetrit”, ka thënë një dëshmitar për E! News.

Çifti ishte duke parë perëndimin e diellit, teksa në një moment shpërqëndrohen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit.