Katy Perry promovon albumin e saj të ri dhe shfaqet me bikini…

Katy Perry po promovon albumin e saj të ri, ‘Lifetimes’ në rrjetet sociale me foto verore. Puna e saj e re do të publikohet të premten, më 9 gusht, dhe këngëtarja ka dashur të njoftojë fansat e saj.

Ajo përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram, i ka kujtuar audiencës lajmin e mirë.

Advertisement

Në veçanti, Katy Perry publikoi tre foto të saj në plazh. Në to, ajo buzëqesh ndërsa është ulur në rërë dhe e veshur me rroba banje bardh e zi.