Katy Perry nuk njihet në kopertinën e “Wonderland”

Ajo është e famshme për ndryshimet ekstreme të look-ut, mbi të gjitha për përdorimin e ngjyrave të ndezura e të çuditshme.
Por Katy Perry ka suprizuar edhe njëherë, duke u shfaqur e tjetërsuar.
Në një postim në Instagram, artistja 30 vjeçare ndau me fansat një imazh të vetes, pjesë e fotosesionit të realizuar për revistën “Wonderland”, ku shfaqet me flokë platin.
Perry i konsideroi këto foto si më të bukurat që kishte realizuar ndonjëherë.

Advertisement