Katy Perry është këngëtarja më e paguar për vitin 2015 sipas Forbes.
Këngëtarja e hitit “Roar”, ka fituar rreth 135 milion dollarë, pas arkëtimeve prej më shumë se 2 milionë dollarë për qytet, me turneun e saj “Prismatic World Tour”, ndërkohë që me këtë turne ka udhëtuar në 126 qytete.
Ajo gjithashtu ka arkëtuar fitime nga kontratat e saj me kompanitë Covergirl dhe Coty si dhe me Claire.
Pas Katy Perry renditet Taylor Swift e cila ka fituar 80 milionë dollarë nga albumi i saj “1989”, që ka shitur 3.6 milionë kopje, si edhe me turneun e saj.
Në vendin e tretë dhe të katërt ishin Stevie Nicks dhe Christine McVie, dy anëtaret femra të ‘Fleetwood Mac’, të ndjekura nga Lady Gaga dhe Beyonce.