Katy Perry, imazhi i ri i Moschino

Katy Perry ka firmosur një kontratë si imazhi më i ri i Moschino. Këngëtarja 30 – vjeçare do të jetë ylli i ri i kësaj marke, e cila është realizuar nga Jeremy Scott për vitin 2015.
Perry ndihet shumë e kënaqur që do të jetë pjesë e kësaj fushate dhe është e lumtur që do ta promovojë atë. Lidhur me pamjen ajo shprehet se i pëlqen ta kurojë vazhdimisht veten dhe se është natyral kujdesi që i kushton fizikut.
Përsa i përket fansave ajo i ka lajmëruar ata përpara se imazhi i saj për Moschino të bëhej publik.

Advertisement