Katy Perry dhe Orlando Bloom duket se po kalojnë një moment të cuditshëm mes njëri-tjetrit, vecanërisht pas thashethemeve dhe dramave të ditëve të fundit për një tradhëti të mundshme të Bloom.
Cifti ka qenë në eventin e amfAR në Kanë të Francës, por është dukur mjaft i distancuar.
Sipas të pranishmëve, këngëtarja është përpjekur të qëndrojë larg aktorit gjatë pritjes, ndërsa në mbrëmje ishin të ulur në tavolina të ndryshme.
Po sipas raportimeve 31-vjecarja nuk ka dashur të bëjë foto me Bloom, ndërkohë që edhe fotografët ishin porositur të mos i fotografonin së bashku.
Megjithatë ata gjatë darkës kanë folur shpesh me njëri-tjetrin.