Kate Winslet: Kur isha e vogël më tallnin

Kate Winslet deklaron se nuk e ka patur aspak të thjeshtë kur ishte e vogël, kryesisht pasi fëmijët e tjerë e tallnin për pamjen e saj të jashtme.

Deklaratën, aktorja 39-vjeçare e bëri në reality amerikan “Running Wild With Bear Grylls”, ku ajo merr pjesë bashkë me disa personazhe të tjerë të famshëm.

Advertisement

“Kur isha e vogël isha topolake, me këmbë të mëdha, flokë të pa kuruara dhe vishja këpucë të shëmtuara”, rrëfeu ylli i “Titanic”. Ajo shpjegoi se pikërisht për këto arsye moshatarët e saj e tallnin dhe e ofendonin.