Kate Moss e dashuruar pas David Beckham

Friday, December 5, 2025

Kate Moss rrëfen se do të donte të ishte Victoria Beckham, pasi është e dashuruar pas bashkëshortit të saj, David Beckham.

Supermodelja e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për revistën “Stylist”. Ajo u pyet se cila ish-Spice Girls do të dontë të ishte dhe 41-vjeçarja u përgjigj: “Victoria, pasi ajo është e martuar me David Beckham”.

Pavarësisht jetës si supermodele, në këtë intervistë, ndër të tjera Moss rrëfen se ajo është si të gjithë njerëzit e tjerë dhe se i kalon mbrëmjet duke bërë gjëra të zakonshme me familjen.

Ajo tha se një mbrëmje normale për të është të ndihmojë vajzën me detyrat, të përgatisë darkën apo të shohë TV.

SourceTV Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -