Kate Moss dhe Jamie Hince pranë divorcit?!

British model Kate Moss and British guitarist Jamie Hince pose for photographers, after their wedding in the village of Southrop, England, Friday, July 1, 2011. (AP Photo/Jonathan Short)

Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në Korrik të 2011 dhe është konsideruar si një nga martesat më të forta por duket se marrëdhënia e Kate Moss dhe Jamie Hince ndodhet në një moment problematik pasi përflitet se çifti prej javësh nuk flet me njëri-tjetrin si pasojë e një zënke të ndodhur në shtëpinë e tij në New York.

Supermodelja 41-vjeçare dhe kitaristi i “The Kills”, të cilët nuk janë fotografuar së bashku që më 10 prill, raportohet se momentalisht po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, dukë bërë kështu që marrëdhënia e tyre të jetë drejt fundit.

Advertisement

Një burim për “The Sun”, ka thënë: “Gjërat janë shumë keq mes tyre dhe ata po përpiqen që ta shmangin sa më shumë njëri-tjetrin, duke mos qënë të pranishëm në të njëjtat vende”. Ndërsa një tjetër burim ka treguar se arsyeja e këtij sherri ka qënë xhelozia.