Kishte kohë që flitej për një krizë të mundshme mes aktores Kate Hudson dhe këngëtarit të Muse, Matthew Bellamy. Në fakt kohët e fundit çifti nuk shihej shumë së bashku duke ushqyer zërat për një krisje të mundshme. Tashmë mbërrin dhe konfirmimi zyrtar për përfundimin e dashurisë që kish bërë të ëndërronin mijëra fansa, sidomos ata romantikë.
“Kate dhe Matt jetojnë të ndarë prej disa kohësh. Paçka përfundimit të lidhjes kanë mbetur miq të mirë, kjo edhe falë dashurisë për të birin” ka qenë deklarata e zëdhënësit të aktores amerikane.
Çifti ra në dashuri me shikim të parë në vitin 2010 gjatë Coachella Festival, një nga eventet muzikore më të njohur në Amerikë. Që aty gjërat rrodhën aq shpejt sa në krye të vitit u bënë prindër të vogëlushit Bingham. Kjo ka qenë një nga historitë më të bukura të dashurisë në Hollywood aq sa shpresohej që ky “film romantik” të kishte një fund të lumtur…