Kate Hudson bën bamirësi me djalin e saj

Kate Hudson është krenare për djalin e saj!

Aktorja ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto (të rrallë) të djalit të saj, Ryder, teksa të dy janë vullnetarë në Meksikë.
“Unë dhe Ryder vendosëm të vinim në Meksikë për të ndihmuar @starkeycares me aparatet e dëgjimit për personat në nevojë”, shkruan ajo. “Të shohësh buzëqeshjen e atyre që për herë të parë dëgjojnë qartë është një eksperiencë e mrekullueshme shpirtërore. Faleminderit që na lejuat të jemi pjesë e këtij misioni #Starkey #StarkeyCares #SoTheWorldMayHear.”
Në fotografi, bukuroshja është veshur me këmishë me kuadrate, pantallona të shkurtra dhe kapele bejzbolli ndërsa ka përqafuar djalin e saj 11 vjecar.
Ryder është djali i saj i madh nga martesa me Chris Robinson. Aktorja 35 vjecare ka edhe një djalë tjetër, 3 vjecar, Bingham, me Matthew Bellamy.
Hudson është krenuar me djemtë e saj edhe kur ju dha cmimi i “Modelit për tu ndjekur” nga People.

Advertisement