Kapet një tjetër person në kërkim nga Lazarati.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një personi të shpallur në kërkim.

Më konkretisht Xhezo Mahmutaj, vjeç 56, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Kapja dhe ndalimi i këtij personi, u bë për arsye se ky person ishte shpallur në kërkim. Më datën 19.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis, këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Lazarat, ju gjetën municione luftarake, 68 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis sativa, 495 rrënjë të dyshuara narkotike, 76.8 gram farë e dyshuar narkotike, një armë gjahu teke si dhe një thikë. Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimin i bimëve narkotike”, “Prodhim e shitje të narkotikeve “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Advertisement