Kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, kërkohej në Xhenova

Policia e Tiranës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë i dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore mësohet se në datën 20 tetor 2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Shalari (Çela) 34 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë.

Advertisement

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi autoritetet gjyqësore të Xhenovas kanë lëshuar urdhër-arresti në datën 9 maj 2014, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, e parashikuar nga Kodi Penal italian ku maksimumi i dënimit është 20 vjet.