Kandidati i majtë M.Rama takime në Arras, Çidhën e Mustafë

Kandidati i majtë për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama, në vijim të takimeve të tij elektorale, është ndalur në njësinë administrative të Arrasit dhe fshatrat Çidhën e Mustafë ku premtoi asfaltim rrugësh, krijimin e ujëmbledhësit për ujë të pijshëm pa ndalim etj. “Kërkoj nga ju që edhe Arrasi ti bashkohet ndryshimit të madh të Dibrës, fitores së madhe të Dibrës. Ju kërkoj të më mbështesini fuqimisht për një fitore të thelle më 11 Shtator”, u shpreh Rama. Edhe deputeti Shkëlqim Cani kërkoi votën për të majtët në 11 Shtator. “Ky është njeriu i shkëlqyer dhe e njohim të gjithë, nuk kemi nevojë ti bëjmë shumë propagandë. Ne nuk themi që do të ndryshojmë rrjedhën e Drinit. Ne do ta lëmë rrjedhën siç është, do të bëjmë rrugë do të bëjmë ura, do ndihmojmë njerëzit”, u shpreh Cani. Deputeti Rakip Suli nga ana e tij vlerësoi se zgjedhja e dibranëve është shumë e thjeshtë me kandidatin Rama.

Advertisement