Kanada – Vdes atleti i Lojërave Olimpike

Komitetit Ndërkombëtar Olimpik komunikoi lajmin e vdekjes së atletit gjeorgjian, Nodar Kumaritashvili. Thuhet se atleti i ri 21-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë një seance stërvitore, ndërsa ai po bënte provat e fundit përpara fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Vankuverit. Gjatë provave me slitë, atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili pësoi një incident të pazakontë, ku së bashku me slitën e tij dolën nga pista duke goditur një shtyllë anësore. Lojërave Olimpike Dimërore u hapën dy ditë më parë, dhe gjatë këtij edicioni Shqipëria ka vetëm një përfaqësues, skiatorin Erjon Tufa.

Advertisement