Kampionët Godelli e Begaj ngrenë flamurin në Vlorë

Në ditën e 28 Nëntorit, 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Rama së bashku me ministrat e kabinetit, presidenti Nishani dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë zhvilluar në Vlorë ceremoninë e vendosjes së Kurorave në Monumentin e Pavarësisë. Peshëngritësit Romela Begaj dhe Daniel Godelli ngritë në mënyrë simbolike flamurin në Vlorë. Ndërkohë më herët trageti “Red Star Ferri” i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në portin e Vlorës me një flamur rreth 70 metra të gjatë i vendosur nga stafi.

Ndërsa për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit, Kryeministria ka parashikuar një sërë aktivitetesh duke qenë se kjo datë përkon edhe me Natën e Bardhë, një traditë e nisur nga kryeministri në kohën kur ishte Kryetari i Bashkisë. Për këtë ditë kryeministri Rama ka shkruar edhe një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Jessie J, jo e vetmja surprizë për festimet e Pavarësisë duke qenë se data 29 përkon me 70-vjetorin e Çlirimit, përveç koncerteve janë edhe një ekspozitë në kryeministri, dhe paradë ushtarake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Advertisement

Ndërsa Bashkia e Tiranës i ka parashikuar të gjitha aktivitetet për ditën e sotme, duke i lënë rrugë të hapur të matjeve për të festuar 29 Nëntorin.

Kryeministria

28 Nëntor 2014

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë, ku do t’u bëhen më pas homazhe dhe eshtrave të Isa Boletinit, të cilat pas udhëtimit në Vlorë do të varrosen në Kosovë pas verifikimit në Stasburgu

29 Nëntor 2014

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve
11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes
17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri
18:00 – Festivali i Dritave
19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit
22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”, ku do të performojë këngëtarja Jessie J.

Bashkia

28 nëntor 2014

Ora 10.00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Ora 11.00 – Homazhe pranë bustit të Adem Jasharit
Ora 16.00 – Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit
Ora 18.00 – Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.
Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” – teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta)