Kam rilindur!

“Kam rilindur falë ndihmës së Zotit dhe punës që më ndihmoi t’a kaloj këtë vështirësi”. Aktori italian Raoul Bova ka kaluar një moment shumë të vështirë gjatë këtij viti, pas ndarjes nga bashkëshortja Chiara. Së shpejti ai do të jetë prezent në kinema me “Fratelli Unici” me Luca Argentero, “Scusate se esisto” me Paola Cortellesi, “Torno indietro e cambio vita” me Giulia Michelini dhe “La scelta” me Ambra Angiolini. Ndërsa tek “Angeli” do të shfaqet me Vanessa Incontrada. “Gjatë këtij viti puna më ka ndihmuar shumë nga ana psikologjike dhe fizike për të kaluar ditët e vështira. Në momentin më dramatik kam pasur mundësinë të luaj në katër filma që dëshiroja t’i bëja. Më ka ardhur si një dhuratë e bukur nga Zoti”,- ka përfunduar Bova.

Advertisement