Kam qenë në ferr!

Këngëtarja 29 vjeçare u nda nga i shoqi THE DREAM në vitin 2010 pas më pak se një viti martese, ndërkohë që priste edhe fëmijën e parë. Ajo pranon se kjo lidhje e ndihmoi të mësonte më shumë për veten. “Tani ndihem e re fringo. Isha në ferr e u riktheva, por fatmirësisht mbijetova. Jam e fortë dhe gati për fazën e re të jetës sime. Kam mësuar shumë për veten këtë vit. Kam mësuar se sa mund të përballoj. Tashmë kam mësuar se kush jam dhe se çfarë do të pranoj për veten dhe vogëlushen time Violet. Nuk mund t’a ndryshosh kurrë vetveten dhe këtë tashmë e di. Jam përpjekur të jem dikush tjetër sepse doja që të funksiononte martesa. Por nëse nuk funksionon, nuk funksionon dhe pikë”,- ka thënë Christina Milian për revistën Latina.

Advertisement