Kalimash – Mbyllet tuneli me afat të papërcaktuar

Disa ditë më parë, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkak të punimeve në brendësi të tunelit nga kompania ndërtuese. “Nga ora 19:00 e ditës së dielë, datë 11 tetor 2009, tuneli i Thirrës, segmenti Rrëshen-Kalimash”, sqaroi Olldashi, pa folur për datë të saktë të rihapjes së tij. Tuneli do të mbyllet me qëllim që t’i jepet mundësi firmës ndërtuese të plotësojë me elektromekanikën e domosdoshme të funksionimit normal të dy tubave të tunelit. Së dyti mbyllja do të bëhet për të sistemuar një presion gjeologjik të krijuar nga një shtresë e paqëndrueshme në një segment të vogël, situatë kjo e paparashikuar. Duke qenë se punimet do të kryhen në të dy tubat kalimi në segmentin Reps-Kalimash do të jetë i pamundur dhe do të kryhet përmes segmentit të vjetër rrugor në drejtimin Morinë- Kukës-Shpalm-Rreps- Rrëshen-Milot”, bëri të ditur ministri Olldashi.

Advertisement