Kakavijë – Bllokohen pikat kufitare, grevë e doganierëve grekë

Kjo pasi doganierët grekë paralajmëruan një tjetër grevë 72-orëshe, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për uljen e pagave të tyre. Në kuadrin e kësaj, bëhet me dijeni se në pikat kufitare mund të kalojnë vetëm udhëtarët pa makina dhe bagazhe, por jo automjetet. E njëjta gjë mësohet se vlen dhe për pikë-kalimet e Greqisë me të gjitha vendet fqinje. Kjo është greva e tretë e ndërmarrë nga pala greke brenda pak ditësh, gjë e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mosfunksionimin e pikave kufitare me Greqinë në jug të vendit si ajo e Kakavijës, Çarshovës dhe Tre Urat.

Advertisement