Justin Timberlake & Jessica Biel në krizë?

Një mik i Jessica-s ka rrëfyer për Chicago Sun –Times: ”Gjërat nuk janë dhe aq vaj sa Justin dhe Jessica duan që të mendojnë njerëzit”.  Nga ana tjetër , një mik i  Justin ka thënë: ” Unë e nuhas gjithnjë kur Justin fillon të mërzitet nga një lidhje.  Është interesante sepse ai shfaqet me Jessicën në publik, por kur ajo nuk është verdallë ai nuk e zë me gojë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më parë me Cameron Diaz apo Britney Spears”.  Megjithatë ka ende të tjerë që thonë se :”Të dy janë aktorë shumë të mirë, por mendoj se ndjenjat e tyre nuk kanë ndryshuar”.  Por nëse gjërat mes tyre nuk kanë ndryshuar, atëherë përse do ishte e nevojshme të ishin aktorë kaq të mirë në publik Justin dhe Jessica? Populli ynë thotë: ”ku ka zë, s’është pa gjë” ndaj për momentin preferojmë t’u besojmë thashethemeve. 


Advertisement