Justin dhe Selena më të dashuruar se kurrë! Fotografohen duke u puthur

Ribashkimi i tyre ishte një nga lajmet më të diskutuara për muaj me rradhë në mediat rozë.

Por mesa duket Selenës dhe Justin nuk i interesojnë aspak fjalët e të tjerëve, pasi ata po e shijojnë shumë dashurinë e tyre. Këtë herë çifti është fotografuar në Xhamaika, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e martesës së babait të Justin, Jeremy.

Advertisement

Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, gjë e cila hedh poshtë të gjitha dyshimet për një ndarje të mundshme.

Për çiftin, tashmë qarkullojnë edhe thashethemet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares dhe për një propozim për martesë ndaj Selena Gomez nga ana e Justin.