Julia Roberts ka pësuar një transformim të plotë për filmin e saj më të ri, “Secret in Their Eyes”.
Aktorja shfaqet me një lëkurë tepër të zbehtë, buzë të thata dhe me baluke të crregullta.
Në film Roberts luan rolin e një agjenteje të FBI-së, Jess, vajza e të cilës përdhunohet dhe vritet.
“Nuk duhet të shqetësohesha shumë as për veshjen, as për flokët dhe as për makeup-in sepse duhet të dukesha bosh”, ka thënë aktorja.