Julia dhe Lancôme

Që prej lindjes së binjakëve aktorja nuk ka qenë fort aktive, por tashmë i është bashkuar listës së yjeve që më parë kanë qenë imazhe të firmës: Anne Hathaway, Kate Winslet, Juliette Binoche dhe Clive Owen. Youcef Nabi, presidenti i Lancôme International ka komentuar:” Me një personalitet dhe karrierë që ka lënë gjurmë, Julia Roberts është një femër emblemë e kohëve të saj. Talenti, shkëlqimi dhe përkushtimi i saj përputhen me virtytet e Lancôme. Ajo do t’a mishërojë në mënyrë perfekte markën tonë”.

Advertisement