Shumë herë detyrohemi të përdorim pickatore për të vënë në rregull vetullat, apo i dizenjojmë tek estetistja. Por, ju ndodh që teksa tentoni ti rekuperoni, i shkatërroni më keq.

Mos tu zërë paniku, dhe merrni në dorë produktet kozmetike për të mbuluar boshllëqet, si lapsi, dylli apo produktet e kremrave. Me pak durim të përpiqemi të bëjmë një vetull më të trashë dhe më shpejtë.

Vaj, vaj, vaj
Mes kurave natyrale, vajrat zënë vendin e parë. Receta perfekte është ajo me vajin e ricinës, të ullirit dhe të bajameve dhe aplikojeni në vetull para gjumit. Vitamina E me të cilën janë të pasura këto vajra në veçanti, i trash dhe i forcon, përveçse i stimulon të rriten. Edhe vaji i kokosit mund të përdoret për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të vakët dhe ta masazhoni mirë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Më parë veza
Nëse kemi kohë mund të bëjmë një recetë me vezë, ku përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa ushqen flokët dhe si rrjedhojë edhe vetullat. Për një maskë efikase përdoret vetëm e verdha e vezës e rrahur. Aplikojeni në vetull dhe lëreni për të paktën çerek ore.

Zëvendësimi natyral
Për të ndihmuar rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një scrub një herë në javë për të zëvendësuar qelizat dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me një eksfoliant për lëkurën.

E fundit por jo më pak e rëndësishme
Nëse nuk mundemi të bëjmë maska vetë, drejtojuni produkteve farmaceutike që stimulojnë rritjen e qimeve të lokalizuara. Të mira janë serumet me bazë flavonoidi dhe peptidi që përfshijnë që merren direkt me rritjen e qimeve.