Jordin Sparks “Battlefield”

Bëhet fjalë pikërisht për BATTLEFIELD, një këngë e jashtëzakonshme. E keni parasysh kur dëgjoni një këngë dhe thoni: ”O Zot kjo është shumë e bukur”? E pra kjo është një nga ato këngë. Që nga ndërtimi i strofave deri tek koret epike është një këngë e bërë për t’u kënduar në të gjithë stadiumet botërore. Madhështia e kësaj këngë nuk mund të përmblidhet në fjalë. Nëse keni nevojë për një ndihmë pas një ndarjeje apo diçka që thjesht t’ju ndihmojë në netët e vetmuara, atëherë BATTLEFIELD mund fare mirë të jetë kolona zanore e verës tuaj.
Advertisement