Jordani – Rasmusen kërkon angazhim në Afganistan

Duke folur në Aman të Jordanisë, Rasmusen, e ka falënderuar këtë vend për ofertën për t’i stërvitur forcat e sigurisë së Afganistanit, duke thënë se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti. Zoti Rasmusen tha se forcat e NATO-s do të mbesin në Afganistan “aq gjatë sa të ketë nevojë për sigurinë e këtij vendi”. Gjatë vizitës në Aman, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u takua me mbretin Abdullahu i Dytë dhe me zyrtarët e tjerë të lartë.

Advertisement